Drita ngadhënjen ndaj Llapit, i afrohet kreut

- Bota Sot

Drita ngadhënjen ndaj Llapit, i afrohet kreut

Drita e Gjilanit, kampion në fuqi, gradualisht i afrohet  kreut të tabelës në elitën e futbollit të Kosovës. 

Skuadra nga Gjilani ngadhënjeu me rezultat 1:0 ndaj Llapit të Podujevës, në derbin e javës së 12-të. 

Futbollisti Besnik Krasniqi shënoi nga penalltia në minutën e 33-të. 

Në minutën e 76-të Besnik Krasniqi u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Erijon Konjufcës së Llapit.

Drita mbetet 14 minuta me një lojtar më pak në fushë.. 

Prishtina kryeson me 26 pikë, pasojnë Ballkani me 22, Drita 20, Dukagjini 17, Llapi 16 pikë etj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot