Bekim Isufi: Vetë rezultati 5:1 tregon se kemi dominuar plotësisht kundërshtarin

- Bota Sot

Bekim Isufi: Vetë rezultati 5:1 tregon se kemi dominuar plotësisht kundërshtarin

Kombëtarja e Kosovës U20 ka shënuar fitore bindëse në miqësoren e parë ndaj Katarit U20, me rezultat 5:1, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. 

Pas ndeshjes, përzgjedhësi Bekim Isufi u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe me angazhimin e futbollistëve:

“Vetë rezultati 5:1 tregon se kemi dominuar plotësisht kundërshtarin.

Nuk kemi pasur shumë ditë për t’u përgatitur, por gjithçka shkoi shumë mirë. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe me mënyrën se si i zbatuan detyrat në fushë.

Sigurisht se gjithmonë ka hapësirë për përmirësim, por duke marrë parasysh që shumë prej lojtarëve janë për herë të parë bashkë dhe nuk e njihnim mirë kundërshtarin, jemi shumë të kënaqur me këtë paraqitje.

Shpresoj që edhe në ndeshjen e dytë të tregojmë lojë të mirë”, deklaroi Isufi.

Ndeshja e dytë miqësore mes Kosovës U20 dhe Katarit U20 do të zhvillohet pas tre ditësh, po në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, me fillim në orën 13:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot