Kosova U20 realizon fitore bindëse ndaj Katarit U20

- Bota Sot

Kosova U20 realizon fitore bindëse ndaj Katarit U20

Kombëtarja e Kosovës U20 ka shënuar fitore bindëse në miqësoren e parë ndaj Katarit U20, me rezultat 5:1, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Ky takim u organizua në kuadër të programit “UEFA Together”, që synon zhvillimin dhe shkëmbimin e përvojave mes kombëtareve të vendeve anëtare të UEFA-s me ato nga kontinentet e tjera.

Dardanët e rinj, të drejtuar nga përzgjedhësi Bekim Isufi, e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke dominuar në të gjitha aspektet e lojës. Epërsia erdhi shumë herët, në minutën e 3-të, kur Ernis Qestaj realizoi golin e parë pas një aksioni të bukur.

Në minutën e 27-të, Rin Ahmeti e dyfishoi rezultatin nga penalltia, pasi Rezon Gashi u ndal në mënyrë të parregullt brenda zonës. Vetëm dy minuta më pas, Qestaj shënoi sërish, duke e çuar rezultatin në 3:0.

Katari arriti të ngushtojë shifrat në 3:1 përmes Mohamed Moatasim A Elsiddig, nga pika e bardhë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, pas disa ndërrimeve në formacion, Dardanët vazhduan ta menaxhojnë me maturi ndeshjen dhe ta kontrollojnë lojën, ndërsa në minutat shtesë shënuan edhe dy herë për ta vulosur fitoren. Enes Hajrullahu realizoi në minutën e 92-të një gol të bukur, ndërsa Anik Vitia në minutën e 94-të vendosi rezultatin përfundimtar 5:1.



Lexoni të gjitha në Bota Sot