Përballja mes Luganos e St. Gallenit është ndërprerë në minutën e 48-të në kuadër të javës së 12-të Kampionatit të Zvicrës në futboll.
Shi i rrëmbyeshëm në Lugano e ndërpreu ndeshjen.
Ndeshja midis Luganos dhe FC St. Gallen u ndërpre kur ishte rezultati 1:0.
Portieri Amir Shaipi, Uran Bislimi u paraqitën nga minuta e parë për Luganon dhe Albert Vallçi e Behar Neziri te St. Gallen.
Neziri u zëvendësua në minutën e 46-të e Shkëlqim Vladi futet në minutën e 46-të në radhët e St. Gallenit.
“Binte shi i rrëmbyeshëm në pjesën e parë, dhe u përkeqësua edhe më shumë pas pushimit.
Rreth tre minuta kishin kaluar kur gjyqtari Mirel Turkes pezulloi ndeshjen për dhjetë minuta.
Turkes më pas testoi fushën.
Megjithatë, topi mezi lëvizte për shkak të shiut të rrëmbyeshëm.
Pak më vonë, u njoftua zyrtarisht: Ndeshja u ndërpre.
Nëse ndeshja do të rifillojë nga minuta e 48-të apo do të riplanifikohet plotësisht dhe do të luhet nga fillimi, ende nuk dihet”, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”.