Arbër Hoxha është i qartë pas eurogolit: Tani na pret Europa!

- Bota Sot

Arbër Hoxha është i qartë pas eurogolit: Tani na pret Europa!

Arbër Hoxha shënoi një eurogol dje për Dinamo Zagreb, që nuk po zhvillonte një pjesë të dytë të mirë ndaj Rijekës. Ishte pikërisht goli i Hoxhës në minutën e 84-t, që i dha fitoren ekipit të tij.

Kushdo ka të drejtën të mendojë se ishte një rastësi, por Hoxha është shprehur se ishte gol i menduar.

“Ishte një ndeshje e vështirë, mendoj se pjesa e parë ishte më e mira këtë sezon, luajtëm shumë mirë dhe patëm shumë raste.

Nuk hymë mirë në pjesën e dytë, patëm probleme, ramë në lojë, por në fund fituam dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Sigurisht, ndër golat e mi më të mirë, tani duhet të vazhdojmë kështu.

Tani na pret Liga e Europës dhe ndeshja kundër Seltës, duhet të përqendrohemi aty dhe të përgatitemi mirë për ndeshjen.

Pyetjes së fundit, nëse aty kishte menduar ta dërgonte topin, Hoxha u shpreh: “Mendoj se po”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot