Medon Berisha fundos Fiorentinën

- Bota Sot

Medon Berisha fundos Fiorentinën

Fiorentina as në toke e as në qiell, sot pësoi edhe një humbje duke u fundosur në tabelën e Serie A, në vendin e 19-të me 4 pikë.

Futbollisti Medon Berisha është autor i golit të fitores së Lecces në Firencë, me rezultat 1:0 ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e javës së dhjetë.

Berisha shënoi nga afërsia në minutën e 23-të.

Ylber Ramadani e Medon Berisha u paraqitën nga minuta e parë për Leccen. 

Berisha u zëvendësua në minutën e 76-të. 

Lecce ngritet në vend të 15-të me 9 pikë,

Fiorentina deri e tash ka 4 barazime  6 humbje, kjo e bën me dhimbje koke trajnerin Stefano Pioli.



Lexoni të gjitha në Bota Sot