Skuadra e Deçiqit nga Tuzi kthehet me pikë të madhe nga fusha e Petrovacit, duke luajtur baras 1:1. Ishte derbi i javës së 14-të në Kampionatin e Malit të Zi në futboll.
Marko Franeta në minutën e 43-të shënoi për vendasit.
Skuadra shqiptare Deçiqi barazoi në minutën e 53-të, falë golit të futbollistit Balsha Radusinoviq.
Skuadra shqiptare zë vendin e tretë me 21 pikë (një ndeshje më pak) e ka pesë më pak se lideri Sutjeska dhe dy më shumë se Petrovac në pozitën e katërt..