Jamie Vardy ka shënuar tashmë dy gola në tre ndeshjet e fundit, pasi realizoi një gol ngushëllimi në minutat e fundit për Cremonesen në humbjen 2-1 ndaj Juventusit të Luciano Spallettit të shtunën mbrëma.
Ish-reprezentuesi i Anglisë shfrytëzoi shpejtësinë dhe forcën e tij për të mposhtur Federico Gattin pas një topi të gjatë mbi mbrojtje, e mbajti topin deri në zonë dhe e dërgoi saktë në këndin e poshtëm të portës së Michele Di Gregorios.
Vardy, i cili iu bashkua Cremoneses këtë verë pas 13 viteve me Leicester Cityn, ka shënuar dy gola në tre ndeshjet e fundit në Serie A dhe tani është golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës në ligë dhe në të gjitha kompeticionet.
Vetëm Federico Bonazzoli (4 gola) ka shënuar më shumë se anglezi për Cremonesen këtë sezon.