Ismajli e ka mendjen te Juventusi pas barazimit: Do jetë derbi im i parë

- Bota Sot

Ismajli e ka mendjen te Juventusi pas barazimit: Do jetë derbi im i parë

Ardian Ismajli ishte titullar në ndeshjen që Torino barazoi me shifrat 2-2 ndaj Pizës. Një sfidë e cila shkoi në rezultatin 2-0 për miqtë e më pas të cilën torinezët e barazuan me vetë mbrojtësin i cili dha asistin te goli i parë.

Ai është shfaqur para mediave në fund të sfidës dhe ka treguar ndjesitë për këtë ndeshje, por edhe për atë pasardhëse, derbin e ndezur kundër Juventusit.

A mund të na tregoni si ishte pjesa e parë?

Ishte argëtuese për tifozët… Kemi bërë shumë keq për gjysmë ore, pësuam dy gola të shmangshëm, por ky është futbolli. Ishte e rëndësishme të reagonim, barazuam dhe e patëm ndeshjen në dorë. Por edhe kështu është në rregull, Seria A nuk është e lehtë dhe tani duam të shmangim gabimet.

Çfarë ndodhi te goli i parë?

Kishim shumë dalje bosh dhe kundërsulme, bëra edhe unë një gabim dhe pastaj ata shënuan një gol të shkëlqyer. I falënderojmë tifozët për mbështetjen e tyre pas disavantazhit 2-0. U përpoqëm dhe tani shohim përpara.

Tani e ka radhën derbi…

Do të jetë i pari im… Do të dalim në fushë, të bëjmë punën tonë. E dimë që na ka munguar një fitore prej shumë kohësh, të shohim se çfarë mund të ndodhë të shtunën. Jemi të gjithë gati.

Cila është pritshmëria juaj për derbin?

E dimë çfarë do të thotë ky derbi, nuk ka shumë për të thënë. Tifozët do të na japin një mbështetje të jashtëzakonshme, shpresojmë të bëjmë më të mirën tonë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot