Chivu pas fitores me Veronën: Fituam përballë një skuadre të rrezikshme

- Bota Sot

Chivu pas fitores me Veronën: Fituam përballë një skuadre të rrezikshme

“Ishim me fat kundër Veronës që ka identitet, cilësi dhe është e stërvitur mirë. U përballëm me një skuadër të rrezikshme dhe të organizuar mirë, e cila në disa momente të ndeshjes na shkaktoi probleme.

I pritëm pas golit të parë, që t’i bënim të merrnin rreziqe.

Ata janë të mirë në topat e dytë dhe barazuan ndeshjen.

Ne ishim pak të ngadaltë në atë fazë”. Ky është komenti i Cristian Chivu pas fitores së Interit, 2-1 në Verona.

“Lautaro nuk po shënon? Kjo nuk është e vërtetë, ai shënoi në Bruksel.

Nuk duhet të krijojmë një situatë kur nuk ekziston. Ai është forca jonë lëvizëse dhe e bën veten të disponueshëm, duke punuar shumë”.

“Thuram? Është gati, por i mungon paksa forma fizike. Ne zgjodhëm të mos e mernim sepse nuk do ta kisha futur sot. Dua lojtarë që janë në formë, kam pasur probleme në karrierën time.

Nëse i fut pas tre seancave stërvitore, rreziku i dëmtmit është i lartë dhe ky është një gabim që nuk do ta bëja kurrë”, përfundoi Chivu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot