Derbi Besiktas - Fenerbahce dhuron gjithçka

- Bota Sot

Derbi Besiktas - Fenerbahce dhuron gjithçka

Derbi mes Besiktas dhe Fenerbahces, i vlefshëm për javën e 11-të të Superligës turke, ashtu siç dhe pritej ka dhuruar emocione dhe spektakël nga fillimi në fund.

Besiktas e nisi shumë mirë takimin, duke gjetur avantazhin që në minutën e 5-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe krosimit të Cerny për El Bilal Toure, ky i fundit dërgon me kokë topin në rrjetë.

Në minutën e 21-të, Emirhan Topcu dyfishon shifrat për Besiktas, pas një kombinimi të bukur me E.B.Toure. Kur gjërat dukeshin perfekte për Besiktas, ndodh ajo që më së paku pritej.

Në minutën e 25-të, Orkan Kokcu lë Besiktas me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje të rrezikshme ndaj Edson Alvarez.

Por, arbitri nuk mjaftohet me kaq, nëshkon me karton të kuq edhe trajnerin e Besiktas, Sergen Yalcin, për protesta ndaj vendimit të mëparshëm.

Në minutën e 31-të, Yuksek ngushton shifrat për Fenerbahcen pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe një rrëmuje në zonë. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Marco Asensio barazon shifrat me një gol të bukur, pas asistit të marrë nga Nene. Pjesa e parë mbyllet në barazim 2-2.

Në minutën e 58-të, futet në fushë Milot Rashica, por pa arritur dot të gjejë golin apo të asistojë. Befasia e madhe ndodhi në minutat e fundit, ku Jhon Duran shënoi golin e tretë për Fenerbahce.

Sulmuesi kolumbian përfitoi nga një largim i gabuar i topit i Topcu dhe dërgon topin në rrjetë. Shifrat përfundimtare, 2-3 për Fenerbahce.

Pas kësaj fitoreje, Fenerbahce e drejtuar nga Domenico Tedesco mban vendin e dytë në renditje me 25 pikë, 4 pikë më pak se Galatasaray i vendit të parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot