Emin Baliqi është nuk është më kryetrajner i Trepçës së Mitrovicës.
Ecuria e rezultateve nuk ishte ashtu siç pritej, ndaj Trepça vendosi që të ndajë rrugën me Baliqin dhe ndihmësin e tij, Shpëtim Fetahu.
“Klubi futbollistik Trepça dëshiron të shprehë mirënjohjen më të sinqertë për trajnerin Emin Baliqi dhe ndihmësin e tij Shpëtim Fetahu, për pesë vitet e punës së përbashkët, përkushtimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm që kanë dhënë në zhvillimin e klubit tonë.
Gjatë këtyre viteve, trajneri Baliqi dhe ndihmësi Fetahu kanë qenë pjesë e pandashme e familjes së Trepçës.
Me profesionalizëm, disiplinë dhe pasion, ata kanë ndërtuar një skuadër konkurruese, kanë zhvilluar shumë futbollistë të rinj dhe kanë kontribuar në ngritjen e standardit të punës brenda klubit.
Rezultatet, karakteri dhe fryma e bashkëpunimit që e kanë lënë pas do të mbeten pjesë e historisë sonë moderne.
Kontributi i tyre nuk matet vetëm me pikë e fitore, por me ndikimin që kanë pasur në mentalitetin e ekipit.
Rrugët tona po ndahen përkohësisht, por respekti dhe vlerësimi për punën e tyre mbeten të palëkundura.
Derën e Trepçës do ta kenë gjithmonë të hapur, sepse ky nuk është një fund, por një ndalesë e përkohshme në rrugën e gjatë të futbollit.
Nuk është lamtumirë – por “mirupafshim””, thuhet nga FC Trepça.
FC Trepça mban vendin e nëntë me 23 pikë të mbledhura pas javës së 15-të.