Është rikthyer lëvizja pa kontrolle kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të jetë i vlefshëm deri më 28 shkurt.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa shqiptare ose kosovare do të kalojnë kufirin pa kontrolle, ndërsa kontrollet do të vazhdojnë vetëm për mjetet me targa të huaja.