Trazira përpara Kuvendit të Serbisë, protestuesit hedhin flakadanë dhe molotovë! Reagon Vuçiç: U bëj thirrje për paqe

- Bota Sot

Trazira përpara Kuvendit të Serbisë, protestuesit hedhin flakadanë dhe molotovë! Reagon Vuçiç: U bëj thirrje për paqe

Një grup protestuesish ka bllokuar sonte sheshin para Kuvendit të Republikës së Serbisë, duke shkaktuar kaos dhe përplasje me policinë.

Sipas mediave serbe, protestuesit hodhën fishekzjarre, flakadanë, gurë dhe shishe, ndërsa në vendngjarje ka një numër të madh policësh.

Forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme po marrin masa për identifikimin dhe arrestimin e personave që sonte shkaktuan trazira para Kuvendit.

Është identifikuar dhe arrestuar në 36 vjeçar, i cili thuhet se në kryqëzimin e rrugëve Takovska dhe Bulevardi “Mbret Aleksandër”, gjatë tubimit u ngjit mbi gardhin mbrojtës dhe disa herë me gjeste të pahijshme dhe duke treguar organin gjenital, ndërpreu rendin publik dhe shqetësoi qytetarët e pranishëm.

Në mesin e protestueve janë edhe përfaqësuesit e opozitës Radomir Lazoviq dhe Vladimir Štimac.

Ndërkohë, lidhur me tubimik ka reaguar edhe Vuçiç. Ai tha se grupi tentoi të shkaktonte kaos, duke përdorur shishe dhe sende të forta ndaj njerëzve.

Vuçiç theksoi se sulmi ishte ndaj simbolit të lirisë, Pionirski park ose “Ćacilend”

“Çacilend u ka mbetur thikë në syrin e tyre! Kurrë nuk do t’ia dalin sepse simboli i tillë nuk bie kurrë në duart e atyre që duan të shkatërrojnë gjithçka që është progresive dhe normale në vend. Nuk mund të durojnë demokracinë dhe mendimet e ndryshme,” tha Vuçiç.

“I bëj thirrje Serbisë të mos hakmerret me të njëjtën monedhë, të përgjigjet me fjalë, paqe dhe të vërtetë, sepse kjo është e vetmja mënyrë që mund ta ruajmë paqen dhe stabilitetin, njerëzit mund të flenë të qetë, këta bllokues dhe banditë nuk do të jenë në gjendje të bëjnë asgjë, dhe u bëj thirrje edhe atyre për paqe”, shtoi presidenti serb Aleksandar Vuçiç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot