Trajneri i Lecces nuk i kursen elozhet për Medon Berishën

- Bota Sot

Trajneri i Lecces nuk i kursen elozhet për Medon Berishën

Medon Berisha po tregohet gjithnjë e më shumë vendimtar me fanellën e Lecces, teksa po shkëlqen me lojën e tij në radhët e kësaj skuadre në Serinë A.

Një gol i tij sot i dha fitoren ekipit përballë Fiorentinës në transfertë dhe sigurisht që për mesfushorin nuk kanë munguar elozhet.

Të tilla kishte edhe nga trajneri Euzebio Di Franccesko, i cili ka zbuluar se po kërkon ende të gjejë pozicionin më të mirë për futbollistin në fushën e lojës.

“Po kërkoj ende pozicionimin e tij ideal. Ai është rritur si mesfushor qendre te të rinjtë, por unë e kam përdorur në role të ndryshme.

Për të mbajtur fanellën me numrin 10 duhet edhe një kohë loje më shumë se të tjerët, sot ka treguar se e ka.

Është një djalë serioz, me përkushtim të madh, një nga liderët e vërtetë të këtij grupi”, tha ai.

Nuk munguan elozhet edhe për mesfushorin tjetër të Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadanin. “Jam i lumtur për paraqitjen e Kulibali dhe Ramadanit”, tha ai teksa fliste për fazën mbrojtëse të skuadrës së tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot