Dybala shpërdoroi penalltinë e parë me fanellën e Romës

- Bota Sot

Dybala shpërdoroi penalltinë e parë me fanellën e Romës

Paulo Dybala nuk ka qenë në mbrëmjen e tij më të mirë në duelin ndaj Milani, teksa ka humbur penalltinë e parë që prej se është bashkuar me Romën.

Pas 19 ekzekutimeve të sakta në të gjitha kompeticionet, argjentinasi gaboi nga pika e bardhë, duke ndërprerë kështu një seri të jashtëzakonshme.

Herën e fundit që Dybala kishte humbur një penallti në një ndeshje zyrtare për klub, ishte më 30 nëntor 2021, kur luante ende për Juventusin, në përballjen ndaj Salernitanës.

Që nga ajo ditë, ai kishte shënuar çdo herë që ishte vendosur përballë portierit, deri në këtë moment zhgënjyes për të dhe për tifozët romanistë.

Pavarësisht këtij episodi, Dybala mbetet një nga lojtarët kyç të skuadrës së Gasperinit. Kontributi i tij me gola, asiste dhe eksperiencë e bën një element të pazëvendësueshëm për verdhekuqtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot