Dybala lëndohet sërish

- Bota Sot

Dybala lëndohet sërish

Paulo Dybala pësoi një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes së Romës ndaj Milanit në “Olimpico”, pas ekzekutimit të një penalltie që u prit nga portieri Maignan në minutën e 81-të.

Sulmuesi argjentinas ndjeu dhimbje në kofshën e majtë menjëherë pas goditjes dhe kërkoi të zëvendësohej, duke u larguar nga fusha në lot.

Trajneri Gian Piero Gasperini konfirmoi pas ndeshjes se dëmtimi i Dybala-s “po e rëndon shumë” dhe se rikuperimi i tij do të ndodhë pas pushimit ndërkombëtar.

Sipas raportimeve të para, ai pritet të mungojë në dy sfidat e ardhshme: ndeshjen e Europa League kundër Rangers më 6 nëntor dhe atë të Serie A kundër Udinese më 9 nëntor. Roma shpreson ta ketë gati për përballjen ndaj Cremoneses më 23 nëntor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot