Neuer: Ne e dimë si duhet të luajmë kundër PSG

- Bota Sot

Neuer: Ne e dimë si duhet të luajmë kundër PSG

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka folur para ndeshjes së Champions League kundër Paris Saint-Germain, duke thënë se skuadra e tij nuk ka frikë nga kampionët francezë.

PSG e kishte fituar titullin e Champions League edicionin e kaluar në "Allianz Arena" të Munich, duke mundur Inter 5-0, por Bayern shkon në "Parc des Princes" në formë të mirë.

Bayern ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij sezoni në të gjitha garat, duke vendosur një rekord për fillimin më të mirë në historinë e pesë ligave kryesore evropiane.

Neuer ka thënë se "bavarezët" kanë një plan të qartë për të shqetësuar francezët.

"Ne të dyja skuadrat na pëlqen ta kemi topin, dhe ndoshta nuk na pëlqen të mbrohemi shumë. Do të ketë mundësi për kundërsulm. Duhet të jemi të përqendruar dhe të kemi një strukturë të mirë mbrojtëse kundër kundërshtarëve të fortë dhe të shpejtë", ka thënë ai. Kjo është mënyra se si duam t’i shqetësojmë parisienët".



Lexoni të gjitha në Bota Sot