Mesfushori i Sunderland, Granit Xhaka, ka shënuar golin e parë këtë edicion në Premier League dhe ka ndihmuar ekipin e tij të marrë një barazim 1:1 ndaj Everton në shtëpi.
Ndeshja i ka takuar xhiros së dhjetë të Premier League dhe ka qenë përballja e parë midis këtyre dy skuadrave pas tetë vitesh.
Everton ka kaluar në epërsi në minutën e pesëmbëdhjetë, kur Iliman Ndiaye e ka rrëmbyer topin nga Noah Sadiki dhe ka shënuar duke e dërguar topin në cepin e largët të portës me këmbën e majtë.
Sunderland e ka rritiur presionin, por në pjesën e parë nuk ka arritur të shënojë.
Në fillim të pjesës së dytë, Sunderland ka reaguar menjëherë. Enzo Le Fee e ka pasiar topin te Xhaka, i cili ka goditur nga jashtë zonës, dhe topi ka devijuar te James Tarkowski duke përfunduar në rrjetë, për ta barazuar rezultatin 1:1.
Me këtë pikë, Sunderland grumbullon tetëmbëdhjetë pikë dhe rikthehet në vendin e katërt, ndërsa Everton mbetet në pozitën e katërmbëdhjetë, gjashtë pikë larg zonës së top 4. Tabela e Premier League kryesohet nga Arsenal.