Gati

- Bota Sot

Gati

Kapiteni i Liverpulit, Virgil van Dijk, ka folur për rikthimin emocional të ish-shokut të skuadrës, Trent AleksanderArnold, në “Anfield” sonte për superfidën Liverpul-Real Madrid.

Mbrojtësi i djathtë përgatitet të përballet me ishklubin e tij me ngjyrat e Real Madridit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Por, për shkak të gjendjes jo të mirë, edhe mund të mos shfaqet fare në ndeshje.

Aleksander-Arnold, i cili iu bashkua Real Madridit verën e kaluar në një nga transferimet më tronditëse të viteve të fundit, me siguri do të ngjallë një përzierje emocionesh midis mbështetësve të Liverpulit. Duke folur me gazetarët përpara ndeshjes shumë të pritur, Van Dijk pranoi se nuk ka pasur shumë kontakt personal me ish-shokun e tij që nga transferimi, por vlerësoi cilësinë dhe ndikimin e anglezit gjatë viteve të tij në “Anfield”.

“Nuk kam folur shumë me të, jo. Asgjë personale. Natyrisht, unë jetoj jetën time dhe ai jeton jetën e tij në Madrid”, tha Van Dajk. “Mendoj se Trent është një lojtar cilësor.

Ai e tregoi këtë shumë here me fanelën e skuadrës tonë. Ai është një lojtar shumë i talentuar dhe ishte i rëndësishëm për ne gjatë gjithë këtyre viteve. Isha shumë i lumtur që e kisha në ekipin tim dhe kemi qenë shumë të suksesshëm.

Por tani ai do të jetë një kundërshtar. Nëse luan, atëherë duhet ta bëjmë shumë të vështirë që ai të bëjë atë në të cilën është më i mirë”, tha holandezi.

Aleksander-Arnold ngriti Premier Ligën, Ligën e Kampionëve dhe “FA Cup” me klubin përpara se të vuloste një transferim në Madrid. Edhe pse nuk ka luajtur shumë për shkak të lëndimit, ai shihet element me rëndësi te “Los Blancos”. Ndërkaq, i pyetur nëse pret që mbrojtësi i djathtë të marrë një pritje armiqësore nga tifozeria, pas kthimit të tij, Van Dajk ishte diplomatik:

“A do të marrë një pritje armiqësore? Nuk dua të komentoj për këtë. Mendoj vetëm se ai ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë kohës së tij në Liverpul”, u mjaftua të thotë kapiteni i “Reds”. Liverpuli ka vetëm 6 pikë në 3 ndeshje të deritanishme të luajtura në Fazën e Ligës. Ndërkohë që rigjeti suksesin pas një periudhe krizë në kampionatin anglez, duke mundur 2-0 gjatë fundjavës Aston Vilan.



Lexoni të gjitha në Bota Sot