Basel dhe Steaua e Bukureshtit do të përballen këtë të enjte në kuadër të raundit të 4-t të Europa League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “St. Jakob-Park”, nis në orën 18:45.
Tashmë, UEFA ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë ndeshje. Ai grup do të përbëhet nga 5 shqiptarë, të cilët “braktisin” Superiores për arenën ndërkombëtare.
Kryesori i kësaj sfide do të jetë gjyqtari i mirënjohur, Juxhin Xhaja. Ndërkohë që asistentët e tij do të jenë, Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Ndërsa në rolin e arbitrit të 4-t, është emëruar, Olsion Yzeiraj.
Nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Xhajës do të vijnë, italiani Michael Fabbri dhe shqiptari tjetër, Kreshnik Barjamaj.