Sot u bë tërheqja e shortit për kualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027 në konkurrencën e femrave, që do të zhvillohen në një format të ndarë në tri liga, i ngjashëm me sistemin e Ligës së Kombeve.
Kombëtarja e Kosovës do të garojë në Ligën C, niveli i tretë i garës dhe është vendosur në Grupin C2, ku do të përballet me: Kroacinë, Bullgarinë dhe Gjibraltarin.
Fituesi i grupit kalon në ‘play-off’ për kualifikim në Botëror, dhe njëkohësisht promovohet në Ligën B për ciklin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.
Përveç fituesit të grupit, në “play-off” për Botëror do të kualifikohen edhe dy skuadrat më të mira që renditen të dyta, nga gjashtë grupet e Ligës C.
Ndeshjet do të zhvillohen në këto data: 26 shkurt –7 mars 2026, 9 - 18 prill 2026 dhe 3-9 qershor 2026.