KF Bashkimi 1947 rikthen trajnerin Baze Janakievski!

- Bota Sot

KF Bashkimi 1947 rikthen trajnerin Baze Janakievski!

Skuadra e Bashkimit 1947 nga Kumanova edhe zyrtarisht ka një trajner të ri, pasi promovoi Blaze Janakievskin, i cili rikthehet në vendin e tij Janakievski ishte trajner kur ekipi nga Kumanova u rikthye në Ligën e Parë pas shumë vitesh.

“Pas ndarjes me ish-trajnerin, kryesia e klubit vendosi të rikthejë në drejtim një emër të njohur për klubin dhe tifozët – strategun që bëri histori duke na rikthyer në Ligën e Parë, aty ku e meritojmë të jemi, pas plot 17 viteve mungesë.

Klubi beson fuqishëm në projektin e nisur më parë, një projekt që u ndërpre nga vet ai për arsye personale para fillimit të sezonit, por që tani vazhdon me të njëjtin përkushtim dhe energji.

Me besim të plotë në punën e tij dhe në potencialin e skuadrës, kryesia e klubit ka vendosur që i pari i cili meriton këtë post është strategu ynë – Baze Janakievski!”, njofton KF Bashkimi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot