Vora-Partizani është dueli që mbyll javën e 10-të në Superiore.
Të dyja ekipet vijnë nga humbjet në javën e kaluar, ekzaktësisht kundër Bylisit dhe Dinamos.
Rikujtojmë që në sfidën e parë ishin të kuqtë që fituan, por aktualisht vorakët janë dy pikë më shumë se “demat”.
Bellai dhe Kërnaja kanë zbuluar 11-shen titullare.
FORMACIONET ZYRTARE
VORA: Ruçi, Repaj, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Dalipi, Adeloje, Daka, De Oliviera, Shehi, Geci
Trajneri: Arian Bellai
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Ismaili, Skuka, Gudjufi, Isgandarli, Kote, Preka, Marku, Doumbia
Trajneri: Oltijon Kërnaja.