Zv.kryeministri i Malit të Zi: Zgjerimi, politika më e mirë që ka pasur BE-ja

- Bota Sot

Zv.kryeministri i Malit të Zi: Zgjerimi, politika më e mirë që ka pasur BE-ja

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane, Filip Ivanoviç gjatë fjalës së tij në Samitin e Euronews u shpreh se vendi i tij ka përparuar në rrugëtimin drejt BE-së falë punës së palodhur dhe përkushtimit politik. Ai theksoi se zgjerimi është politika më e mirë që BE-ja ka pasur ndonjëherë.

Vendi dëshiron të bëhet shteti i 28-të anëtar i BE-së deri në vitin 2028 dhe, sipas raportit të Komisionit Evropian, është në rrugën e duhur për ta arritur këtë qëllim.

“Raporti që sapo morëm është një provë shtesë për planin që kemi pasur si qeveri. Ne duam që secili raport të jetë më i mirë se të tjerët. Ky është raporti më i mirë ndonjëherë”, tha ai.

Ivanoviç më tej u shpreh se zgjerimi është politika më e mirë që BE-ja ka pasur ndonjëherë. Sipas tij zgjerimi do ta transformojë BE-në në një lojtar gjeopolitik. Ai shtoi se Mali i Zi dëshiron të luajë një rol në këtë.

I pyetur për efektin në rajon nëse vendi anëtarësohet në BE, Ivanoviç tha se BE-ja do të konfirmojë besueshmërinë e saj dhe do të vërtetohet se zërat e tjerë gabojnë. Ai pretendon se moslejimi i vendit të tij brenda BE-së do t’u dërgonte një sinjal të keq vendeve të tjera kandidate.

“Për ne, do të ishte një situatë shkatërruese dhe do të ishte një sinjal i tmerrshëm për të gjitha vendet e tjera, sepse ato mendojnë se çfarëdo që bëjnë është e kotë”, tha ai. Ivanoviç përsëriti se anëtarësimi pa të drejta të plota vote vështirë se do të ishte i pranueshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot