Marinsat ukrainas shkatërrojnë dy anije ruse që tentonin të kalonin lumin Dnipro

- Bota Sot

Marinsat ukrainas shkatërrojnë dy anije ruse që tentonin të kalonin lumin Dnipro

Ushtarët ukrainas kanë shkatërruar dy anije ruse që transportonin trupa që përpiqeshin të kalonin lumin Dnipro.

Sipas raportit, dy anije ruse me personel u përpoqën të kalonin lumin, por u goditën me precizitet nga Batalioni i 426-të i ushtrisë ukrainase.

Anijet u shkatërruan dhe asnjë nga trupat ruse nuk mbijetoi, thanë marinsat. Koha dhe vendi i sulmit nuk u zbuluan.

"Operatorët e dronëve detarë po monitorojnë nga afër çdo lëvizje të armikut, kështu që çdo përpjekje për ulje është e dënuar. Dnipro bëhet një varr për ata që kanë ardhur në tokën tonë", u tha nga ushtria ukrainase.

Në anën tjetër janë publikuar edhe pamjet e këtij aksioni që janë filmuar nga ajri me dron, ku shihet sulmi i mirëkoordinuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot