Interi rikuperon Thuram për sfidën ndaj Kairat Almaty, por Chivu planifikon një dyshe

- Bota Sot

Interi rikuperon Thuram për sfidën ndaj Kairat Almaty, por Chivu planifikon një dyshe

Interi merr një lajm të mirë në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Kairat Almaty. Marcus Thuram është rikuperuar dhe do të jetë në pankinë, gati për të ndihmuar skuadrën në rast nevoje.

Trajneri Cristian Chivu, në intervistën për Sky Sport në prag të sfidës, e konfirmoi rikthimin e sulmuesit francez: “Marcus është me ne, do të jetë i grumbulluar. Më pas do të vlerësojmë nëse do të luajë apo jo. Duhet të shmangim çdo rrezik dhe të mos nxitoheni, na ka munguar shumë dhe duam ta kemi gjithmonë 100% gati.”

Si zakonisht, Chivu shmangu çdo detaj për formacionin që do të hedhë në fushë.

Pyetjes nëse mund të shohim për herë të parë Pio Espositon dhe Ange-Yoan Bonny si titullarë, tekniku zikaltër iu përgjigj me buzëqeshje: “Janë mirë.”

Në konferencën për shtyp, ai shtoi se i ka të gjithë sulmuesit në dispozicion: “Nesër janë të gatshëm të katër sulmuesit. Nuk mendoj kurrë për ndeshjen tjetër, por vetëm për atë që kemi përpara.

Kush hyn nga stoli, shpesh ndryshon ecurinë e lojës, siç ndodhi në Veronë. Kjo nuk do të thotë se ata që dolën bënë keq.”

Sipas asaj që filtrohet nga ambienti zikaltër, ndeshja me kazakët mund të sjellë debutimin si titullarë të Bonny dhe Esposito, një dyshe e re që deri tani nuk është parë së bashku nga minuta e parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot