Abdullah Asllani debuton me ekipin e parë të Lyngbyt!

- Bota Sot

Abdullah Asllani debuton me ekipin e parë të Lyngbyt!

Shqiptari Abdullah Asllani ka luajtur për herë të parë me ekipin e parë të Lyngby Boldklub, në ndeshjen e ligës së rezervave kundër Brondby (që përfundoi 2:0 për Brondbyn).

18-vjeçari, që mbron ngjyrat e shpresave të Maqedonisë së Veriut, pati një paraqitje shumë të mirë si lojtar i fundit para mbrojtjes, duke dhënë sinjale se po afrohet ngadalë drejt ekipit të parë.

Djaloshi me prejardhje nga Dobroshti i Tetovës është kapiten i gjeneratës U19 të Lyngbyt, dhe duket se klubi po e zhvillon me kujdes, si një talent të së ardhmes.

Paraqitja e fundit konfirmon se Asllani po ecën në rrugën e duhur dhe po tregon premtime serioze për të ardhmen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot