Të rinjtë e 2 Korrikut gati për ekipin skocez! Ardit Gashi: Pse jo të tentojmë rikthimin e rezultatit

- Bota Sot

Të rinjtë e 2 Korrikut gati për ekipin skocez! Ardit Gashi: Pse jo të tentojmë rikthimin e rezultatit

Të rinjtë e 2 Korrikut të Prishtinës janë gati për sfidën e sotme ndaj ekipit nga Skocia, Hibernian.

Djelmoshat e 2 Korrikut U-19 synojnë rezultat pozitiv në ndeshjen që luhet sot (13.00) në stadiumin ‘Zahir Pajaziti” në Podujevë.

2 Korriku takimin e parë e humbi me rezultat 4:0.

Trajneri i 3 Korrikut, Ardit Gashi, flet para ndeshjes së dytë të raundit të dytë të UEFA Youth League.

"Përgatitjet për duelin e kthimit në garën e UEFA Youth League kanë shkuar siç është më së miri.

Fatmirësisht, nuk kemi ndonjë problem me lëndime apo mungesa për shkak të kartonëve", tha Gashi për faqen zyrtare të klubit.

"E gjithë skuadra është në dispozicion për ndeshjen e sotme; e dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por tani i njohim më mirë kundërshtarët dhe natyrshëm se kemi pasur mundësi që të përmirësohemi për të mos i bërë gabimet sikurse në ndeshjen e parë.

Mund të them se jemi përgatitur maksimalisht që, së pari, të bëjmë një paraqitje dinjitoze, dhe pse jo të tentojmë rikthimin e rezultatit.

Është emocion i veçantë të marrësh pjesë në kompeticion prestigjioz si UEFA Youth League, por për ne edhe më të veçantë do ta bëj prania e sa më shumë shikuesve në stadium.

Ne i ftojmë të gjithë mbështetësit tanë dhe të gjithë futbolldashësit që të vijnë dhe ta ndjekin ndeshjen e t’i përkrahin këta djem që meritojnë shumë, sidomos në një ndeshje të rëndësisë së tillë", ka përfunduar Gashi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot