Lajme tronditëse vijnë nga Bosnja dhe Hercegovina, 11 persona humbën jetën gjatë një zjarri që përfshiu shtëpinë e pensionistëve në Tuzëll.
Kapiteni i Bosnjës dhe Hercegovinës, Edin Xheko, ka reaguar në lidhje më këtë tragjedi të madhe.
Futbollisti i njohur ka shkruar mes të tjera: “Unë dhe familja ime u tronditëm thellësisht nga lajmi i tragjedisë në Shtëpinë e Pensionistëve në Tuzëll.
Ngushëllime familjeve dhe miqtë që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme.
Nuk jeni vetëm , i gjithë vendi vajton me ju”.
Sipas informacioneve të fundit, 11 persona vdiqën në zjarrin që përfshiu Shtëpinë e Pensionistëve dhe 30 të tjerë u shtruan në spital.