Drita habit të gjithë me arsyen e shtyrjes së ndeshjes me Prishtinën

- Bota Sot

Drita habit të gjithë me arsyen e shtyrjes së ndeshjes me Prishtinën

Drita – Prishtina është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit, e ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes me Prishtinën, liderin e kampionatit.

“Ndeshja e planifikuar për të hënën ndaj FC Prishtina shtyhet për një afat të pacaktuar.

Arsyeja e shtyrjes është thirrja e dy futbollistëve tanë në përfaqësueset e tyre kombëtare:

Faton Maloku është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës, ndërsa Ibrahim Salifu është ftuar nga Kombëtarja e Beninit.

Klubi Drita u uron suksese të dy lojtarëve tanë në përfaqësimin e vendeve të tyre dhe do të njoftojë me kohë për datën e re të zhvillimit të ndeshjes”, njofton FC Drita.



Lexoni të gjitha në Bota Sot