Lideri i Kampionati të Kosovës në futboll, Prishtina, reagon pas shtyrjes së ndeshjes me Dritën e Gjilanit, kampion në fuqi.
Cila është reagimi i Prishtinës?
“Anulohet ndeshja FC Prishtina – FC Drita!
Komisioni i garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur të anulojë ndeshjen ndërmjet FC Prishtina dhe FC Drita, e cila ishte paraparë të zhvillohej të hënën, më 11 nëntor, në kuadër të javës së 13-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Sipas FFK-së, arsyeja e anulimit është ftesa e dy futbollistëve të FC Drita-s nga kombëtaret përkatëse, çka ka ndikuar në pamundësinë e zhvillimit të ndeshjes në terminin e paraparë.
Për terminin e ri të këtij ballafaqimi, FFK do të njoftojë në ditët në vijim”, reagon FC Prishtina.