16 fitore në 16 ndeshje

- Bota Sot

16 fitore në 16 ndeshje

Bayern Munih vazhdon ecurinë perfekte gjatë këtij sezoni.

Skuadra bavareze fitoi edhe përballjen e madhe në “Parc des Princes” ndaj Paris Saint-Germain, me rezultatin 2:1, duke arritur kështu 16 fitore në 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri Vincent Kompany analizoi me qetësi dhe qartësi një duel të nivelit më të lartë, ku sipas tij gjithçka u vendos nga episodet më të vogla.

“Këto ndeshje luhen në një fije të hollë. Mjaftojnë tre ose katër momente ku humbet topin dhe gjithçka mund të ndryshojë.

Sa herë kemi luajtur kundër PSG-së, diferencën e kanë bërë pikërisht këto episode.

Ata luajnë me një intensitet të jashtëzakonshëm dhe me presion të madh.

Edhe ne po ashtu.

Gjithçka vendoset në situata të rikuperimit të topit”, tha Kompany.

Tekniku belg, ish-mbrojtës i Manchester City-t, vlerësoi gjithashtu frymë kolektive që ka çuar skuadrën drejt këtij fillimi spektakolar të sezonit: “Grupi jeton falë talentit individual.

Pa Upamecano që fiton duelet apo Laimer që lufton me Barcola, do të ishte e pamundur të mbijetonim në ndeshje të këtij niveli.”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot