2 Korriku U-19 gjunjëzon ekipin skocez, por nuk shkon më tej

- Bota Sot

2 Korriku U-19 gjunjëzon ekipin skocez, por nuk shkon më tej

2 Korriku U-19 i Prishtinës ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Hibernianit, por kjo fitore nuk i kreu punët për të avancuar më tutje në garat e UEFA Youth League në futboll.

Ndeshjen e parë Hiberniani e kishte fituar me rezultat 4:0, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 4:1.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 

Pamje nga ndeshja

2 Korriku - Hibernian U-19 1:0

Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Gjyqtar: D. Stary (Çekia). 
Kartona të verdhë: Vokrri, Osmani e Shala, Jashanica - McGrath, Calder.
2 Korriku: Lenars Namani, Eliot Uka (Leonard Maloku 46), Lis Berisha, Venis Havolli, Aldon Osmani, Erhad Vokrri, Omer Shala (Bebart Selmani 90’), Orion Fetahu (Islam Rrustemi 77’), Beard Zhubi (Omer Rakovica 65), Buron Stanovci (Arnis Rama 46) dhe Erjon Jashanica.
Hibernian: Mallon, McSporran, Gillie, McGrath, Calder, J. Mcdonald (Buckley 89), Bruce, Davidson (Downie 84), Clelland (Gallacher 84), McMurdo (C. Macdonald 54) dhe Jimenez.

2 Korriku U-19 ka treguar lojë të mirë në përballje me ekipin nga Skocia.

Në minutën e 2-të futbollisti Omer Shala me dinakërinë e tij realizoj për 2 Korrikun, 1:0.

Skuadra nga Prishtina u përpoq maksimalisht, por nuk ia doli të përmbysin humbjen e ndeshjes së parë në konak të Hibernianit.

Kjo ishte ndeshja e kthimit e raundit të dytë të UEFA Youth League.

2 Korriku U-19 me gjithë eliminimin, ka treguar shpirt luftarak dhe ka bërë paraqitje dinjitoze në garat evropiane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot