Shqiptarët kurrë më afër, Mitroviq i dorëzuar: Nuk varet nga ne

- Bota Sot

Shqiptarët kurrë më afër, Mitroviq i dorëzuar: Nuk varet nga ne

Anglia pritet që t’i jap goditjen përfundimtare Serbisë, me kusht që Shqipëria ta fitojë përballjen në udhëtim ndaj Andorrës.

Në rast të fitores së Anglisë dhe Shqipërisë në Andorra, Serbia i paketon valixhet më 13 nëntor për në shtëpi, nuk ka më as një mundësi për vend të dytë dhe ndeshjet e fundit luhen më shumë për prestigj.

Edhe futbollisti serb, Aleksandar Mitroviq, e pranon se gjithçka varet nga të tjerët dhe duket se është i dorëzuar për vendin e dytë. 

“Shpresoj të shkojmë në Kupën e Botës, por asgjë nuk varet më nga ne. Humbëm disa pikë që nuk duhej ti kishim humbur dhe tani kemi dy ndeshje të vështira kundër Letonisë dhe veçanërisht Anglisë.

Duhet të përpiqemi të marrim rezultatet më të mira të mundshme për të qëndruar "gjallë" dhe për të kapur ekipin para nesh.

Nëse kemi edhe rastin më të vogël, do të luftojmë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Mitroviq.

Shqipëria kurëë më afër venditë dutë dhe play-off-it për të luftuar për një vend në kampionatin Botëror.
Anglia kroesn me 18 pikë, pasojnë Shqiëpria me 11 , Serbia 10, Letonia 5 e Andorra 1 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot