Drita në Dublin kundër Shelbournes

- Bota Sot

Drita në Dublin kundër Shelbournes

Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit, me kryetrajnerin Zekirija Ramadani, kërkojnë fitoren e parë në kuadër të xhiros së tretë në Conference League në futboll.

Ballafaqimi Shelbourne FC e Drita luhet nesër (21.00) në Dublin të Republikës së Irlandës.

Shelbourne ka një barazim e një humbje deri me tash, Drita dy barazime.

Të dy ekipet synojnë fitoren e parë.

“Pritjes pothuajse i erdhi fundi! 

Vetëm një ditë derisa FC Drita të shkelë në skenën evropiane për tu përballur me Shelbourne FC në UEFA Conference League! 

Ne luftojmë për ngjyrat tona, qytetin tonë dhe tifozët tanë”, thuhet nga FC Drita.

Drita është në vend të 23-të me 2 pikë e ekipi irlandez në të 27-tin me 1 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot