Trajner nuk e grumbullon për miqësoret e nëntorit

- Bota Sot

Trajner nuk e grumbullon për miqësoret e nëntorit

Christian Pulisic nuk do të marrë pjesë në miqësoret e nëntorit të SHBA-së kundër Paraguait dhe Uruguait. Pas lëndimit që e mbajti jashtë për një muaj, trajneri Mauricio Pochettino ka vendosur ta lërë pushim, ndërsa Milani dhe Massimiliano Allegri përgatiten ta menaxhojnë me kujdes rikthimin e tij gradual në formacion.

Thirrja e fundit e Christian Pulisic me kombëtaren amerikane i kushtoi një muaj ndalesë. I aktivizuar pavarësisht problemeve fizike, ai ishte kthyer në Milano me një dëmtim në bicipitin femoral të këmbës së djathtë, një situatë që kishte shkaktuar pakënaqësi në ambientin kuqezi.

Për këtë arsye, tekniku i SHBA-së, Mauricio Pochettino, ka zgjedhur këtë herë ta përjashtojë nga lista për dy miqësoret kundër Paraguait dhe Uruguait, të planifikuara për 15 dhe 19 nëntor.

Lajm pozitiv për Milanin dhe për Massimiliano Allegrin, të cilët do të kenë mundësinë ta menaxhojnë me kujdes rikthimin e yllit amerikan, që pritet të jetë gati për derbin e fundmuajit.

Në të njëjtën kohë, në Milanello do të vazhdojë rikuperimin edhe Santiago Gimenez, që nuk është përfshirë në listën paraprake të Meksikës.

Sulmuesi meksikan, i njohur si “Bebote”, ka sqaruar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka luajtur prej muajsh me një dëmtim në kyçin e këmbës, i cili nuk e ka lejuar të jetë në 100% të formës:

“Me vendosmëri kam vazhduar të ndihmoj skuadrën, por dhimbja është shtuar. Ka ardhur momenti të ndalem për t’u përqendruar në rikuperim dhe të kthehem sa më shpejt.”

Ndërkohë, Adrien Rabiot është përfshirë në listën e Didier Deschamps për dy sfidat kualifikuese të Francës ndaj Ukrainës dhe Azerbajxhanit.

Lexoni të gjitha në Bota Sot