Pas fazës së grupeve të zhvilluar dje, sot në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë u luajtën gjysmëfinalet dhe finalja e turneut të ekipeve përfaqësuese rajonale për vajza, duke përcaktuar fituesen e këtij edicioni.
Në ndeshjet gjysmëfinale, përfaqësuesja rajonale Fier fitoi 6-0 ndaj përfaqësueses së Korçës, ndërsa Tirana A triumfoi ndaj Elbasanit 8-1, duke siguruar biletën për finalen.
Gjysmëfinalet
Fier 6-0 Korçë
Tiranë A 8-1 Elbasan
Ndeshja për vendin e tretë
Korçë 0-11 Elbasan
Finalja
Tiranë A 9-2 Fier
Pas zhvillimit të ndeshjeve gjysmëfinale, Tirana A u shpall fituese e turneut rajonal për vajza, pasi triumfoi 9-2 ndaj ekipit të Fierit në sfidën finale.
Ky turne është pjesë e programit të FSHF-së për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në futbollin e vajzave në nivel kombëtar.