Me këto dy ndeshje që fillojnë në orën 18:45, nis mbrëmja e dytë e kësaj jave në Ligën e Kampionëve, teksa spikat ballafaqimi ndërmjet Manchester Cityt dhe Borusias së Dortmundit.
Shumë ‘nxehtë’ ndërkaq, pritet të jetë në Amsterdam, atje ku Ajax është nikoqir i gjigantit turk, Galatasaray.
Finalisti i edicionit të kaluar në garën më prestigjioze të futbollit evropian për klube, duket ta ketë lehtë sonte, të paktën në letër.
Inter e pret në “Giuseppe Meazza” ekipin modest nga Kazakistani, Kairatin e Almatyt.
Nga ana tjetër, skuadra që italianët e eliminuan në gjysmëfinalen e kaluar, Barcelona, do të luaj në Belgjikë sonte, te Club Brugge.
Duel goxha i fortë pritet të jetë edhe ai ndërmjet francezëve të Marseille dhe Atalantas.