Pergjokaj në krye të Dukagjinit

- Bota Sot

Pergjokaj në krye të Dukagjinit

Dukagjini i Klinës pas dorëheqjes së Ismet Munishit, shpejt e ka zgjedhur çështjen e kryetrajnerit.

Ndue Pergjokaj është emëruar kryetrajner i ri i Dukagjinit, skuadër që renditet në vend të katërt me 17 pikë pas javës së 12-të në elitën e futbollit të Kosovës.

“KF Dukagjini njofton se Ndue Pergjokaj është emëruar kryetrajner i ekipit të parë.

Pergjokaj ka qenë pjesë e stafit teknik të klubit gjatë kësaj periudhe, ku ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe njohje të mirë me grupin dhe mënyrën e punës në klubin tonë.

Ne i urojmë trajnerit Pergjokaj shumë suksese në detyrën e re, me besimin se do të vazhdojë punën me përkushtim dhe do të kontribuojë në arritjen e objektivave të klubit”, njofton KF Dukagjini.



Lexoni të gjitha në Bota Sot