Pa Alioskin, por me pesë shqiptarë Maqedonia e Veriut ndaj Uellsit e Letonisë

- Bota Sot

Pa Alioskin, por me pesë shqiptarë Maqedonia e Veriut ndaj Uellsit e Letonisë

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, ka publikuar listën për ndeshjen vendimtare ndaj Uellsit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë, si dhe për ndeshjen miqësore kundër Letonisë në Shkup.

Milevski ka ftuar 28 futbollistë. 

Dimoski, Trapanoski dhe Lirim Qamili, të cilët munguan në tetor për shkak të lëndimit, do të rikthehen në ekipin kombëtar, dhe do të mungojë Gianni Alioski për shkak të lëndimit.

Milevski ka ftuar pesë shqiptarë Kapiteni Enis Bardhi, Visar Musliu, Isnik Alimi, Reshat Ramadani e Lirim Qamili.

Lista: 

Portierë: Stole Dimitrievski (Valencia, Spanjë), Dejan Iliev (UTA Arad, Rumani), Damjan Shishkovski (Borci Banjallukë, Bosnjë dhe Hercegovinë), Igor Aleksovski (Flamurtari, Shqipëri);

Mbrojtja: Visar Musliu (St. Truiden, Belgjikë), Nikolla Serafimov (Levski Sofje, Bullgari), Gjoko Zajkov (Ajman, Emiratet e Bashkuara Arabe), Bojan Dimoski (TSC Baçka Topolla, Serbi), Andrej Stojçevski (Sllovaki, Republika Çeke), Darko Velkovski (Zrinjski, Bosnje), Stefan Despotovski (OFK Beograd), Bojan Ilievski (Struga Trim Lum), Stefan Ashkovski (Radniçki Nish, Serbi);

Mesfusha: Enis Bardhi (Konyaspor, Turqi), Jani Atanasov (Larisa, Greqi), Elif Elmas (Napoli, Itali), Isnik Alimi (Dalian Yingbo, Kinë), Luka Stankovski (Radniçki Kragujevc, Serbi), Tihomir Kostadinov (Sigma Olomouc, Republika Çeke), Reshat Ramadani (Shkëndija); David Babunski (Vardari).

Sulmues: Bojan Miovski (Rangers, Skoci), Milan Ristovski (Bohemians 1905, Republika Çeke), Darko Çurlinov (Kocaelispor, Turqi), Aleksandar Trajkovski, Elmin Rastoder (Thun, Zvicër), Kristijan Trapanovski (Dundee United, Skoci) e Lirim Qamili (Sonderjeske).
 



Lexoni të gjitha në Bota Sot