Shkëndija me mbështetje për Vane Krstevskin

- Bota Sot

Shkëndija me mbështetje për Vane Krstevskin

Sulmuesi i krahut Vane Kërstevski ka pësuar frakturë të klavikulës me dislokacion, dëmtim që kërkon trajtim operativ.

Lajm i keq për skuadrën kuqezi.

Sulmuesi i krahut Vane Kërstevski ka pësuar frakturë të klavikulës me dislokacion, dëmtim që kërkon trajtim operativ.

Si pasojë, për Kërstevskin gjysmësezoni vjeshtor ka përfunduar dhe rikthimi i tij do të varet nga ecuria pas ndërhyrjes dhe fazës së rehabilitimit.

Lojtarët e Shkëndijës pas përfundimit të stërvitjes bënë një foto të përbashkët në mbështetje të shokut të tyre të skuadrës Vane Krstevski.

Në anën tjetër, ka lajme më pozitive për portierin Astrit Amzai, i cili ka nisur stërvitjet e lehta pas problemeve me dhimbje shpine. Ai tashmë ka dalë në terren dhe po punon nën kujdesin e stafit mjekësor, por ende nuk stërvitet me intensitet të plotë.

Mbetet të vlerësohet gjendja e tij përfundimtare, për të parë nëse do të jetë gati për të konkuruar në ndeshjen e së enjtes ndaj Jagiellonian në kuadër të UEFA Conference League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot