Bellingham: Një humbje nuk prishë ecurinë e mirë që kemi

- Bota Sot

Bellingham: Një humbje nuk prishë ecurinë e mirë që kemi

Pas humbjes 1-0 kundër Liverpullit në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, mesfushori Jude Bellingham komentoi mbi performancën e Real Madridit.

Anglezi pranoi meritat e kundërshtarëve, por duke i kërkuar ekipit të ruante besimin.

“Mendoj se rezultati pasqyron atë që pamë në fushë. Në pjesën e parë, e kontrolluam mirë ndeshjen, por në pjesën e dytë, ata krijuan më shumë raste dhe ne nuk u mbrojtëm me të njëjtin fokus në goditjet standarde°, tha Bellingam.

“Pas golit të tyre, u përpoqëm t’i shtynim gjërat përpara, duke humbur shumë topa dhe duke krijuar hapësira që na lanë të prekshëm.

Vitin e kaluar, ishim shumë më keq se tani, kështu që nuk mund ta lejojmë këtë humbje të prishë ecurinë e mirë që po kemi”, shtoi anglezi.

Pavarësisht zhgënjimit, fjalët e Bellingham pasqyrojnë mentalitetin e Real Madrid: autokritikë, qetësi dhe një dëshirë të menjëhershme për të reaguar. “Los Blancos” mbeten plotësisht në garë për raundin tjetër, por në Anfield ata u përballën me një Liverpull më cinik dhe të bashkuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot