Arsenali vazhdon të shkëlqejë në këtë sezon dhe mbrëmjen e djeshme mori një fitore të rëndësishme dhe spektakolare ndaj Slavia Prague. “Topçinjtë’ triufuan 3:0 ndaj kundërshtarëve të tyre në Champions Leagye.
Pas këtij triumfi ka folur Mikel Arteta. Ky i fundit ishte mjaft i lumtur për paraqitjen e skuadrës, e cila siç dihet ka 10 fitore rresht në të gjitha garat. Në 8 duelet e fundit madje nuk kanë pësuar as gol.
“Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, kështu që tregon për vështirësinë e arritjes së saj.
Ka shumë punë, padyshim, për ta arritur këtë, dhe gjëja më e këndshme, ndoshta, nuk është rekordi, është mentaliteti i lojtarëve.
Ata po flasin se si mund të bëjmë akoma më mirë, ne shohim një ose dy situata që mund t’i kishim zgjidhur më mirë.
Pra, nëse e bëjmë këtë, mund të vazhdojmë të përmirësohemi dhe ky rekord do të ketë një kuptim më të madh”, ka përfunduar timonieri i anglezve.