Java e 11-të do të jetë e veçantë për kapitenin e Sunderlandit, Granit Xhaka.
Futbollisti nga Kosova, kapiteni i kombëtares së Zvicrës, është në drithërima e sfidës të së shtunës në mbrëmje, kundër ish skuadrës së tij, Arsenali.
Xhaka ishte pjesë vite më radhë (2016-2023) e Arsenalit, kaloi pjesën më të mirë, padyshim se do të ketë emocione të mëdha të shtunën në mbrëmje (18.30) ku e presin e Aesenalin.
Arsenali kryeson me 25 pikë, 7 më shumë se Sunderland që renditet në vend të katërt.
Xhaka ka pas 225 paraqitje pwr Arsenalin.
Pas kësaj sfide, Xhaka bëhet gati për ndeshjen me Suedinë (15 nëntor) dhe me 18 nëntor do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Kosovës, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.