De Rossi prezantohet te klubi i Serie A

- Bota Sot

De Rossi prezantohet te klubi i Serie A

Daniel De Rossi është prezantuar te Xhenoa, siç edhe pritej. Ish-trajneri i Romës merr vendin e Patrik Vierës, që u largua për shkak të rezultateve negative.

De Rosi do kryejë sot seancën e parë stërvitore, pasi është është prezantuar me skuadrën.

Përpara është ndeshja delikate me Fiorentinën, dy ekipe që po luftojnë për mbijetesën.

Detajet për De Rosin janë zbuluar të gjitha dhe po ashtu stafi që do e shoqërojë gjatë këtij rrugëtimi. De Rossi do të qëndrojë deri në fund të sezonit, ndërsa do përfitojë 800 mijë euro.

Në rast se klubi shpëton nga rënia, atëherë kontrata zgjatet deri në vitin 2027.

Xhulermo Xhakomaci do të jetë ndihmësi i tij, ndërsa Emanuele Mançi dhe Enriko Lodiçe vendosen si asistentët e tij teknikë. Xhani Brignardelo do ndihmojë si trajner atletik.

Një staf që shfaqet si “Made in Roma” dhe objektiv ka vetëm mbijetesën. Aktualisht skuadra mban vendin e 18-të me 6 pikë në dhjetë javë të luajtura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot