Cristiano Ronaldo vazhdon marshimin drejt një tjetër rekordi historik: ylli portugez ndodhet vetëm 48 gola larg arritjes madhore të 1.000 realizimeve zyrtare në karrierën e tij, një objektiv që askush tjetër në futbollin modern nuk i është afruar.
Ndryshe nga Pelé, i cili numëronte edhe miqësoret, çdo gol i Ronaldos është i regjistruar në ndeshje të verifikuara zyrtarisht dhe me prova filmike.
Në grumbullimin e fundit me kombëtaren e Portugalisë, ai shënoi dopietë ndaj Hungarisë, duke u ngjitur në krye të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e kualifikueseve të Botërorit me 41 gola.
Në moshën kur shumica e futbollistëve janë të tërhequr, Ronaldo vazhdon të shtyjë kufijtë e efikasitetit dhe të jetëgjatësisë sportive.
Edhe statistikat individuale flasin qartë: megjithëse nuk është mëngjërash, ai renditet i pesti golashënuesi më i mirë i shekullit me këmbën e majtë, me 181 gola të shënuar. Para tij pozicionohen Messi (744), Hulk (258), Salah (243) dhe Griezmann (191), ndërsa Haaland ndodhet menjëherë pas me 179 gola. Repertori i Ronaldos është i pashembullt: 611 gola me të djathtën, 156 me kokë, 63 nga goditjet e dënimit dhe 177 penallti të realizuara nga 211 të ekzekutuara.