Luhen sonte sfida interesante, Roma sfidon Rangers

- Bota Sot

Luhen sonte sfida interesante, Roma sfidon Rangers

Europa League, gara e dytë më prestigjioze në kontinent, rikthehet sot me emocionet e raundit të katërt të fazës së grupeve.

Ndeshjet do të zhvillohen në dy fashat tradicionale, në orën 18:45 dhe 21:00, duke sjellë duele vendimtare për objektivat e çdo skuadre.

Në Glasgow, Rangers pret Romën në një ndeshje me shumë presion për të dyja palët.

Verdhekuqtë vijnë pas dy humbjeve radhazi dhe kanë nevojë të rikthehen te fitorja, ndërsa skocezët ndodhen në fundin e renditjes me tre humbje. Nedim Bajrami nuk pritet të aktivizohet me Rangers, ndërsa Roma udhëton e cunguar: mungojnë Dybala, Angelino, Bailey, Baldanzi, Ferguson dhe Vasquez.

Një nga përballjet më tërheqëse luhet në “Maksimir”, ku Dinamo e Zagrebit sfidon Celta Vigon. Për kroatët pritet që Arbër Hoxha ta nisë ndeshjen si titullar.

Bologna do të presë Brann në “Dall’Ara”, Stuttgart do të sfidojë Feyenoord-in, ndërsa Betis përballet me Lyon-in në një duel me shumë peshë për kualifikimin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot