Legjenda franceze, Thierry Henry, ka qenë tepër kritik ndaj strategjisë mbrojtëse me rrezik të lartë të Barcelonës, pas barazimit 3-3 të klubit katalanas kundër Club Brugge në Ligën e Kampionëve.
“Ne të gjithë e dimë çfarë ka ndodhur kundër Benfikës apo Interit. Numri i golave të pësuar është i tepruar. Gola që për shumicën janë shumë të lehtë për kundërshtarët.
Ata duhet ta rregullojnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse është e pamundur për ta të fitojnë në Evropë në këtë mënyrë,” tha ish-‘ylli’ i Barçës.
“E kam përmendur edhe në fitoren e Barçës kundër Bayern-it vitin e kaluar. Ata fituan 4-1, por ishte një rezultat shumë i dyshimtë. Kane mjaftonte të bënte një vrapim për të kaluar mbrojtjen dhe për të shënuar sa herë të donte. Dhe ata patën edhe shumë raste të tjera. Skuadrat e dinë qartë çfarë duhet të bëjnë dhe u krijojnë shumë probleme mbrojtësve.
“Numri i dueleve që portieri duhet t’i shpëtojë ose t’i pësojë nuk është normal. Vit pas viti ndodh e njëjta gjë dhe kjo e bën shumë të vështirë për një ekip si Barça, me gjithë talentin që ka, të jetë konkurrues.
“Pse gjithmonë ekspozoheni ndaj kësaj situate? Pse doni gjithmonë të vuani? Gjithmonë mund të pësoni dhe kjo ndikon te lojtarët.”
Ndërkohë, Hansi Flick, pavarësisht kritikave në rritje, ka theksuar se nuk do të largohet nga filozofia e tij, duke deklaruar se të luash pa intensitet në Ligën e Kampionëve do të ishte e kotë.