Osimhen ka rilindur te Galatasaray

- Bota Sot

Osimhen ka rilindur te Galatasaray

Victor Osimhen është rikthyer në nivelin e sulmuesit që dikur trondiste mbrojtjet europiane. Ish-bomberi i Napolit shkëlqeu në mënyrë të jashtëzakonshme në Champions League, duke realizuar një tripletë spektakolare me fanellën e Galatasaray-t në fushën e Ajax-it. Brenda vetëm 19 minutave në Amsterdam, nigeriani la pas emra të mëdhenj të turneut si Haaland, Kane, Mbappé dhe Yamal, duke u ngjitur në krye të listës së golashënuesve.

Kjo paraqitje e jashtëzakonshme ka rindezur keqardhjen e tifozëve të Napolit. Vetëm pak muaj më parë, klubi i Aurelio De Laurentiis vendosi ta shiste për 75 milionë euro, një shifër rekord, por një lamtumirë e detyruar pas marrëdhënieve të tensionuara.

Megjithatë, teksa shohin ringritjen e Osimhen në skenën europiane, shumë tifozë ndihen nostalgjikë; sidomos tani që sulmi i Napolit i Antonio Contes, mes mungesave të Lukakut dhe vështirësive të Hojlund e Lucca, po vuan për efikasitet.

Në fitoren e Galatasaray-t, Osimhen shkëlqeu me tre gola të pastër: dy me të djathtën dhe një me kokë, duke treguar forcën fizike dhe qetësinë tipike para portës.

Ai e mbylli ndeshjen me topin e lojës në duar dhe me duartrokitjet e të gjithë stadiumit.

Mediat turke e kanë shpallur “hero të natës”, ndërsa në Itali shifrat ngrenë pikëpyetje të mëdha: Napoli ka shënuar gati gjysmën e golave që kishte realizuar në të njëjtën periudhë një vit më parë, kur Osimhen ishte lideri absolut i fazës ofensive.



Lexoni të gjitha në Bota Sot